Ashtu siç u paralamërua pas temperaturave të larta në disa rajone erdhi deri te zhvillimi i fuqishëm i vranësirave të shiut dhe breshërit duke shkaktuar edhe dëme. Rrebeshet e fuqishme po vazhdojnë edhe më tutje në disa vise. Në ato vise ku nuk ka rrebeshe temperatura është ulur pak por mbetet shumë zagushi për shkak të lagështisë së lartë relative të ajrit. Fatmirësisht sistemet janë të izoluara dhe nuk kapin hapësira të mëdha gjeografike.
Në adresën e MeteoBallkan kanë ardhur shumë pamje nga vise të ndryshme.
Rrebeshe pati në Mitrovicë, Klinë, Vushtrri, ndërsa breshër pati në Suharekë ose rrethinë atj., ndërsa breshër të madh pati në fshatin Tearc të Tetoves siç tregon edhe video më poshtë ku u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme në pemëtari. Rrebeshet e izoluara do të vazhdojnë deri afër mbrëmjes kur pritet qetësim dhe stabilizim i atmosferës.
Shikoni pamjet nga Tearca
Ndërsa pamjet më poshtë janë nga rrethina e Suharekës.