Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Priten intervale kohore me diell në tërë rajonin si dhe në mesdite dhe pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stabilizim të motit mund të kemi tek në javën e ardhshme./Meteoballkan