Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ndonjë stuhi e izoluar mund të jetë e fuqishme, por afatshkurtër. Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në veri të Malit të Zi dhe shumë vise të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Mot i ngjashëm pritet edhe të mërkurën, pra mjaft nxehtë dhe me diell , por edhe me zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Të enjten na pret mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Rrallëkund pritet ndonjë zhvillim i izoluar kryesisht në disa vise kodrinore-malore.
Të premtën paradite shumë nxehtë, ndërsa pasdite vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe për fundjavë na pret mot i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të fillojnë të shënojnë ulje graduale.
Në bregdet gjatë tërë javës pritet mot kryesisht me diell dhe stabil. Të dielën mundësi për shi edhe në viset bregdetare./MeteoBallkan