Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Mund të ketë zhvillime të ndonjë shtrëngate të fuqishme lokale me breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me breshër priten edhe në verilindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi, Kosoven Lindore dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në viset tjera të Shqipërisë pritet mot kryesisht stabil dhe mjaft i nxehtë.
Edhe të enjtën na pret mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të shtrëngatave lokale. Vetëm në Shqipëri pritet mot kryesisht stabil dhe me diell, me përjashtim të verilindjes së vendit ku priten rrebeshe të fuqishme lokale.
Të premtën stabilizim i motit, ndërsa të shtunën pasdite përsëri priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan