Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Edhe sot pritet të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore dhe po ashtu pritet të jetë zagushi, ndërsa në Mal të Zi dhe shumë pjesë të Shqipërisë priten stuhi të fuqishme të izoluara. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 31 deri në 33 gradë Celsius. Pasdite vonë nuk përjashtohet mundësi për ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar shiu.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet nuk do të përfshijnë tërë territorin dhe nuk pritet të zgjasin shumë.
Në Kosoven Lindore dhe Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite mund të ketë ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar, afatshkurtër shiu.
Të martën dhe të mërkurën në tërë rajonin pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme konvektive. Pasdite priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat shënojnë ulje.
Nga e enjta na presin intervale të gjata kohore me diell dhe në disa vise zhvillime të vranësirave me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan