Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kohore me diell në disa vise. Pas një mëngjesi mjaft të ftohtë me ardhjen e vranësirave pritet zbutja e acarit të fortë polar. Pasdite vende-vende priten edhe reshje lokale afatshkurtra bore. Temperaturat pritet të luhaten nga -12 ajo minimale deri në 3 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri dhe rajon pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Më shumë rreze diellore priten në territorin shqiptar, ndërsa në viset tjera priten edhe vranësira të herëpashershme.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Herë pas here priten edhe reshje lokale kryesisht bore. Reshjet pritet të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, ndërsa temperaturat pritet të rriten gradualisht në vlerat maksimale, por netëve dhe mëngjeve priten ngrica pothuajse çdo natë, por nuk pritet acar shumë i fortë. Reshje të dendura bore mund të kemi me 1 Shkurt./MeteoBallkan