Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallëkund (kryesisht në veriperëndim të vendit) në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Pasdite në Mal të Zi dhe disa vise të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshe intensive priten në viset kontinetale të Malit të Zi.
Të martën na pret mot me intervale të gjata kohore dhe i ngrohtë. Pasdite në tërë rajonin priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të mërkurën do të vazhdojë mot i ngjashëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa rrebeshet afatshkurtra, të izoluara do të jenë më prezente në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga e enjta rritje e mëtutjeshme e temperaturave. Mjaft nxehtë pritet të jetë të enjtën dhe të premtën me temperatura maksimale deri 28-30 gradë Celsius. Të premtën pasdite pritet destabilizim i atmosferës me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të shtunën sipas të gjitha gjasave ulje e temperaturave dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan