Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Pasdite ose në mbrëmje priten riga lokale shiu.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite priten riga lokale shiu.
Të hënën na pret mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në Shqipëri priten riga lokale shiu. Gjatë natës në Kosovë do të depërtojë fronti i ftohtë ajror me reshje shiu. Vende-vende priten edhe reshje bore mëngjesin e së martës. Reshje shiu gjatë natës dhe mëngjesin e së martës priten edhe në Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe Maqedoninë veriore. Në viset kodrinore-malore reshje bore.
Ditëve të arshshme më ftohtë, me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga lokale të dobëta shiu ose fjolla bore. Priten ngrica kryesisht të dobëta dhe erëra veriore. Në Shqipëri më shumë kthjellime. Gjatë javës rritje graduale e temperaturave ditore./MeteoBallkan