Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi edhe për ndonjë interval kohor me diell në disa rajone. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 7 gradë Celsius në nivel vendi. Herë pas here priten edhe reshje lokale atmosferike: riga shiu nëpër disa ultësira dhe fjolla bore në disa vise kodrinore-malore.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në disa vise. Pritet të jetë pak më ngrohtë. Në veri dhe verilindje priten më shumë vranësira dhe mundësi për ndonjë reshje kryesisht të dobët atmosferike.
Vranësira dhe intervale kohore me diell priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Në disa vise priten edhe reshje të karakterit lokal.
Për fundjavë na pret mot më i ftohtë dhe me fjolla të herëpashershme bore. Reshje pak më të mëdha të borës priten në disa vise kodrinore-malore. Në Shqipëri pa reshje./MeteoBallkan