Cikloni i fuqishëm Mesdhetar tani gjendet në jug të Italisë me qendrën e tij duke bërë progres drejt Shqipërisë dhe Kosovës.
Në Siçili dhe Italinë jugore tani priten shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima bubullimë dhe breshër si dje përmbytje, ndërsa në mbrëmje qendra ciklonike pritet të përfshijë jugun e Shqipërisë duke kushtëzuar po ashtu shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe përmbyjte afatshkurtra.
Në anën tjetër cikloni do të ndikojë edhe në Kosovë duke intensifikuar reshjet e borës në tërë territorin gjatë orëvë të mbrëmjes ose natës.
Pra, sonte në Kosovë priten reshjet ndoshta më intensive dhe estetike të borës së këtij dimri dhe mund të kemi spektakël të vërtetë dimëror për entuziastët e reshjeve të dendura të borës. Reshe bore priten edhe nesër por intensiteti i tyre do të vijë duke u zvogëluar dhe po ashtu reshjet do të fillojnë të jenë më të lokalizuara dhe të izoluara sidomos të martën. Siç kemi thënë shumë herë gjatë mesditës në disa ultësira të Dukagjinit mund të ketë reshje shiu sepse mesdita sjellë ngritje të temperaturave përkundër rrymimeve të ftohta ajrore nga verilindja.
Gjatë javës pritet ende mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, me reshje sporadike kryesisht bore, ndërsa afër fundjavës përmirësim gradual i motit./Meteoballkan