Masa të fuqishme ajrore ciklonike kanë përfshirë sot Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu vende-vende dhe erëra mjaft të fuqishme. Qendra ciklonike tani gjendet në Adriatkun veior afër territorit slloven dhe kroat dhe tani po lëviz në drejtim të tokës, gjegjësisht në drejtim të Vojvodinës dhe pastaj në drejtim të Evropes lindore.
Reshje të fuqishme shiu kemi sot edhe në Shqipëri, ndërsa në Kosovë reshjet janë normale të cilat do të vazhdojnë edhe orëve të ardhshme duke u intensifikuar herë pas here. Sot po fryjnë erëra të fuqishme jugore, kurse gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe pritet të fillojë ulja e temperaturave.
Nga moti jashtëzakonisht jo stabil “po vuan” i tërë rajoni por kjo është tërësisht normale kur kemi masa kaq të fuqishme ajrore ciklonike.
Në Shqipëri reshjet do të vazhdojnë edhe orëve të ardhshme por edhe gjatë ditës së nesërme vende-vende, ndërsa intensiteti i tyre do të vije duke u zvogëluar gjatë natës, megjithatë lokalisht ende priten reshje intensive. Në viset më të larta malore mund të ketë reshje bore, ndërsa nga nesër reshjet e borës mund të paraqiten në shumë vise kodrinore-malore të rajonit./Meteoballkan
Image by: Silvio