Cikloni i fuqishëm i cili goditi Gadishullin Ballkanik dy ditët e kaluara ka shkaktuar dëme të mëdha materiale për shkak të erërave jashtëzakonisht të fuqishme të cilat kishin fuqinë e një uragani të kategorisë 2.
Erërat e fuqishme shkaktuan vdekjen e një personi në Dalmaci të Kroacisë, ndërsa një tjetër person raportohet të ketë vdekur në Peshter të Serbisë pasi që ishte ngujuar në një ortek bore i lartë 5 metra.
Furtunat e fuqishme përpos Kosovës dhe Shqipërisë përfshinë veçanërisht Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinen, Serbinë etj
Dëme të konsiderueshme materiale pati edhe në Kosovë por fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz./Meteoballkan