Për shkak të masave të fuqishme dhe stabile anticiklonike këto ditë kemi vërejtur përkeqësim të madh të cilësisë së ajrit në qytetet tona sidomos ato industriale, veçanërisht gjatë netëve dhe mëngjeseve.
Fronti i fundjavës do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit siç mund ta vëreni edhe vet nga fotografia të cilën e shkëputëm ku shihet pastërtia e ajrit në veri të rajonint tonë duke u shtrirë në drejtim të jugut. Ky front nuk do të jetë i pasur me lagështirë dhe nuk priten reshje atmosferike, përpos disa reshje lokale, afatshkurtra simbolike.
Fronti do të ndikojë mjaft pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe po ashtu do të kushtëzojë ulje të temperatuve dhe për këtë arsye priten ngrica të dobëta./Meteoballkan