Kanë shpërthyer gypat e klimës në objektin e Zyrës së Kryeministrit.
Demokracia.com ka siguruar fotografi brenda Kryeministrisë, ku shihet “paçavra” që është krijuar pas shpërthimit të gypave të klimës.
Gypat e klimës kanë shpërthyer gjatë ditës së djeshme dhe dëme kanë bërë në katet 5, 6 dhe 7 të objektit të Zyrës së Kryeministrit, ku gjendet Zyra e Buxhetit dhe siç shihet nga pamjet, gjendja aty është bërë tejet e tmerrshme.
Pamje të zyrave në objektin e Kryeministrisë, pas shpërthimit të gypave të klimës: