Nuk është në pyetje ndonjë grumbullim i madh vranësirash, por është tymi i dendur i cili rrjedh nga zjarret masive që kanë përfshirë Amazonen.
Për këtë arsye qyteti brazilian Sao Paulo u mbulua nga një errësirë e frikshme në mes të ditës dhe aryeja për këtë ishte tymi shumë i dendur nga Amazona, ndërsa disa meteorologë potencuan se tymi i cili përfshiu Sao Paolon kishte ardhur nga zjarret masive në malet e Paraguajit.
Sidoqoftë se nga ka ardhur ky tym i dendur nuk ka më shumë rëndësi se sa fakti se malet apo pyjet e dendura të Amazones të cilat llogariten të jenë mushkëritë e planetit tonë po digjën.
Në këtë rajon të globit është periudha e thatësisë dhe për këtë arsye janë përhapur edhe zjarret masive dhe të shpresojmë se qeveritë globale të ndërmarin masa për parandalimin e zjarreve përpara se të presin shirat e fuqishme periodike.
Video: Severe weather europe
https://www.facebook.com/severeweatherEU/videos/1325416517607590/?t=2