Tani mund ta quajmë Uragani Dorian sepse ka arritur fuqinë e uraganit të kategorisë 1. Uragani Dorian gjatë natës përshkoi Ishujt e Virgjër dhe Porto Rikon dhe pritet të përfshijë jugun e Republikes Dominikane ku pastaj pritet të fuqizohet edhe më tutje dhe ti drejtohet Floridës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes.
Është ky uragani i parë i kësaj sezone i cili kërcënon seriozisht Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe pritet të fuqizohet gjatë dites së sotme dhe nesër ndërsa në Floridë pritet të arrijë të shtunën.