Stuhia Tropikale “Dorian” po godet pjesë lindore të Porto Rikos dhe pritet të intensifikohen dhe të fuqizohet gradualisht duke arritur shkallën e Uraganit.
“Dorian” pas Porto Rikos pritet të përfshijë jugun e Bahameve të premtën në mëngjes kur parashikohet edhe zyrtarisht të bëhet një Uragan i kategorisë1.
Pas kësaj si Uragan “Dorian” pritet të rikthehet përsëri në ujërat e nxehta të Karaibeve ku mund të intensifikohet edhe më shumë dhe të bëhet një Uragan i madh potencial dhe pastaj të drejtohet në drejtim të Floridës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Meteoballkan