Një turist është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Veliera në Durrës.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Raportohet se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të lënduar