• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë, u rrezikuan 300 pasagjerë

Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë, u rrezikuan 300 pasagjerë

22/03/2023 | 00:15
Peshq të ngordhur dhe një “njollë” e zezë në Adriatik, pasojat e përmbytjeve katastrofike në qytetin italian

Peshq të ngordhur dhe një “njollë” e zezë në Adriatik, pasojat e përmbytjeve katastrofike në qytetin italian

10/06/2023 | 20:01
Historia njeriut që u godit 7 herë nga rrufeja

Historia njeriut që u godit 7 herë nga rrufeja

10/06/2023 | 18:25
Edhe sot rrebeshe lokale, gjendja sinoptike!

Edhe sot rrebeshe lokale, gjendja sinoptike!

10/06/2023 | 12:34
Peshkaqeni shqyen për vdekje turistin rus në Egjipt, dëshmitarët kapin momentin dramatik

Kosovari që qëlloi në plazhin e njëjtë kur peshkaqeni shqyu për vdekje turistin në Egjipt, tregon çka ndodhi

10/06/2023 | 11:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2023.) E Shtunë

Moti për sot dhe nesër

10/06/2023 | 08:51
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Njoftimi më i ri i KEDS: ndërprerjet e rrymës gjatë fundjavës, të gjitha lokacionet!

10/06/2023 | 00:12
Paralajmëroi tërmetin apokaliptik të 6 shkurtit në Turqi, Prof. Dr. Naci Görür ngre një tjetër alarm!

Paralajmëroi tërmetin apokaliptik të 6 shkurtit në Turqi, Prof. Dr. Naci Görür ngre një tjetër alarm!

09/06/2023 | 23:42
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2023.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2023.) E Shtunë

09/06/2023 | 22:11
Pse rrufetë i godasin njerëzit dhe si të shmangen ato

Pse rrufetë i godasin njerëzit dhe si të shmangen ato

09/06/2023 | 21:25
Temperaturat sot në Evropë dhe rajon!

Temperaturat sot në Evropë dhe rajon!

09/06/2023 | 15:23
Kjo ishte gjendja në Penuhë të Podujevës, u desh intervenimi i zjarrfikësve (VIDEO)

Kjo ishte gjendja në Penuhë të Podujevës, u desh intervenimi i zjarrfikësve (VIDEO)

09/06/2023 | 15:00
Sasi e madhe reshjesh atmosferike për 10 ditët e ardhshme!

Sasi e madhe reshjesh atmosferike për 10 ditët e ardhshme!

09/06/2023 | 12:43
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë, u rrezikuan 300 pasagjerë

Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë, u rrezikuan 300 pasagjerë

22/03/2023 | 00:15
1.2k
SHARES
3.4k
VIEWS
Shpërndaje

300 pasagjerë rrezikuan jetët e tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, më datën 24 shkurt të këtij viti, kur aeroplanët në të cilët po udhëtonin, ishin duke u përplasur mes vete.

Rreth orës 15:30 në hapësirën mbi Ramoc të Gjakovës në datën e sipërpërmendur, aeroplani i linjës Prishtinë-Malmo i operatorit “Trade Air”, për pak sa nuk u përplas me aeroplanin e linjës që vinte nga Dyseldorfi, që operohej nga kompania bullgare “GP Aviation”.

“Kiks Kosova” raporton se Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vërejtur se dy aeroplanët ishin duke shkuar në drejtim të përplasjes.

Por këtë e kuptuan nga një telefonatë nga “Alb Kontrolli i Shqipërisë”, të cilët alarmuan kolegët nga Kosova se diçka nuk ishte në rregull me aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes.

Ky sistem alarmi ka tre njoftime, një ndezët në largësinë prej 1000 feet (304.8 metra), i dyti në 800 feet (243.84 metra) dhe i fundit, i cili në fakt u ndez në këtë rast dhe që ndizet vetëm në shkallën më të rrezikshme afër përplasjes, pra kur aeroplanët ndodhen në largësi prej 600 feet (182.88 metra), raporton Klan Kosova.

Me gjithë kaosin e shkaktuar në pasditen e së premtes së 24 shkurtit, punëtorët e Kullës në Prishtinë heshtën.

Sipas Kiks, rasti u tentua të fshihej, për faktin se atë natë në kullë si kontrollor ishte i biri i një ish- komandanti të UÇK-së nga zona e Llapit, i konsideruar si i fortë brenda ASHNA-s, pasi është edhe nip i një deputeti aktual të PDK-së.

AShNA ua ka ndaluar dy kontrollorëve A.Sh. dhe F.L., që ushtrojnë detyrat e tyre si kontrollorë, deri në përfundimin e hetimit të këtij incidenti.

Kiksi ka kontaktuar drejtorin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupin për këtë çështje, i cili e ka konfirmuar rastin, duke theksuar se ka kuptuar për incidentin 3 ditë pas rastit.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Kiks Kosova ka siguruar vendimin, i cili obligon institucionet e aviacionit për të siguruar të gjitha faktet për të hetuar rastin. Në vendim thuhet se me faktet e siguruara deri më tani ka bazë të mjaftueshme për të nisur hetime për faktin se është rrezikuar siguria e aviacionit civil.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, më 17 mars 2023.

Related Posts

Peshq të ngordhur dhe një “njollë” e zezë në Adriatik, pasojat e përmbytjeve katastrofike në qytetin italian
Lajme

Peshq të ngordhur dhe një “njollë” e zezë në Adriatik, pasojat e përmbytjeve katastrofike në qytetin italian

10/06/2023 | 20:01
Historia njeriut që u godit 7 herë nga rrufeja
Lajme

Historia njeriut që u godit 7 herë nga rrufeja

10/06/2023 | 18:25
Edhe sot rrebeshe lokale, gjendja sinoptike!
Kosovë

Edhe sot rrebeshe lokale, gjendja sinoptike!

10/06/2023 | 12:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com