Pas ardhjes së masës mjaft të ftohtë ajrore e cila solli reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore tani mbi rajonin tonë po fuqizohen masat e fuqishme ajrore anticiklonike të cilat do të kushtëzojnë kthjellim të motit.
Khtjellimi i motit nuk do të jetë i mirëseardhur për shkak të mundësisë së ngricave gjatë natës, por të shpresojmë që që paktën sonte të mos kemi kemi kthjellim të plotë të motit. Sidoqoftë parashikimet thonë se sonte gjatë natës pritet kthjellim i motit diku më shumë e diku mund të mbeten ende vranësira dhe në ato rajone ku do të ketë kthjellim të plotë potenciali për ngrica do të jetë më i madh.
Në bazë të të dhënave nga fotografia kryesore mund të vërejmë se ne jemi pak me fat , ngase në shtetet fqinje temperatura mund të ulet deri në -7 gradë Celsius, por kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në rrezik nga ngricat, prandaj asesi kjo nuk duhet të nënvlerësohet, Edhe pse te ne ngricat do të jenë më të buta, kjo nuk do të thotë se nuk priten dëme eventuale, por të shpresojmë që ato të jenë sa më të vogla të mundshme.
Temperatura pritet të ulet deri në 0 gradë Celsius, ndërsa në disa vise mund të ulet deri në -2 gradë Celsius. Në disa vise të larta ajo mund të ulet deri në -4 gradë Celsius. Me një fjalë bryma është pothuajse e paevitueshme dhe mundësia për dëmtimet tek pemët është evidente. Rreziku më i madh është nesër herët në mëngjes nëse moti kthjellohet tërësisht gjatë natës dhe po ashtu rrezik edhe më të madh potencial ka edhe nata e ardhshme apo mëngjesi i së martës./MeteoBallkan