• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Dy sisteme tropikale të kategorisë së pestë në Oqeanin Paqësor

03/10/2018 | 08:40
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

05/06/2026 | 08:47
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

05/06/2026 | 08:42
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.06.2026.) e Premte

04/06/2026 | 22:31
Ditët në Tokë po bëhen më të gjata dhe arsyeja i ka shqetësuar shkencëtarët

Ditët në Tokë po bëhen më të gjata dhe arsyeja i ka shqetësuar shkencëtarët

04/06/2026 | 21:28
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Rikthehet stabiliteti atmosferik, të paktën përkohësisht!

04/06/2026 | 16:31
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

04/06/2026 | 14:03
Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

04/06/2026 | 13:37
Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

04/06/2026 | 09:35
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

04/06/2026 | 09:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

04/06/2026 | 07:51
Rrufeja godet pajisjet e furnizimit me ujë në Batllavë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.06.2026.) e enjte

03/06/2026 | 23:49
Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

03/06/2026 | 22:54
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Dy sisteme tropikale të kategorisë së pestë në Oqeanin Paqësor

03/10/2018 | 08:40
508
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Në oqeanet e botës mesatarisht në vit formohen pesë sisteme tropikale (ciklone, uraganë, tajfunë) të cilët formojnë mesataren e pesë kategorive të stuhive për çdo vit. Këto të dhëna i referohen periudhës 1990 – 2017, periudhë kjo për të cilën ekzistojnë të dhëna të besueshme mbi fuqinë e sistemeve tropikale. Këtë status e marrin edhe ciklonet tropikale me një shpejtësi mesatare të erës (kohëzgjatja 1 minutëshe) së paku 252 km / h.

Pra, sistemet tropikale aq të fuqishme janë relativisht të rralla dhe madje edhe më rrallë ndodh që në të njëjtën kohë, në oqeanet e botës, të formohen dy sisteme të kategorisë së pestë, siç ishte rasti dje në Oqeanin Paqësor, njofton MeteoBallkan.

Sot, është vetëm rasti i shtatë i njohur kur në të njëjtën kohë janë formuar disa sisteme të kategorisë së pestë në Tokë. Vetëm një herë, më 11.9.1961 u regjistruan tre sisteme tropikale të kategorisë së pestë. Ato ishin stuhia Carla në Atlantik dhe supertajfunët Pamela dhe Nancy në Paqësorin Perëndimor. Në pesë raste të tjera (1965, 1990, 1997, 1998 dhe 2005) ka pasur raste të formimit të dy sistemeve të njëkohshme të stuhive të kategorisë së pestë.

Mbi Paqësorin qendror, rreth 1.500 kilometra në jugperëndim të Havaiit, të martën më 2 tetor Uragani Walaka arriti në kategorinë e pestë me erëra me një shpejtësi mesatare prej 260 km / h. Më vonë gjatë ditës, megjithatë, ai u dobësua pak dhe me erërat 240 km / h u bë uragan i kategorisë së katërt. Në rrugën e tij do të ketë një ishull të pabanuar Johnston i cili është gjithashtu një zonë e mbrojtur natyrore për shkak të popullsisë së madhe të zogjve detar. Uragani do të lëvizë në drejtim të veriut me intensitet më të vogël por nuk do të rrezikojë Hawaiin.

Në pjesën perëndimore të Paqësorit, supertajfuni Kong-Rey arriti statusin e kategorisë së pestë, me erëra prej 260 km / h. Tajfuni po niset drejt brigjeve të Azisë dhe me fuqinë e kategorisë së parë pritet të prekë Korenë e Jugut ose Japoninë deri në fund të javës. Ai po lëviz në rrugë të ngjashme si supertajfuni Tami që goditi Japoninë këtë fundjavë. Gjatë ditës, Kong-Rey dhe Walaka u dobësuan pak dhe kategorizoheshin në stuhi të kategorisë së katërt me erëra të fuqishme prej 240 km / h.

Deri më sot, në vitin 2018, në Tokë u formuan tetë sisteme tropikale të kategorisë së pestë. Nga këto, pesë supertajfunë të kategorisë së pestë u formuan në Paqësorin Perëndimor. Dy uragane të kategorisë së pestë u formuan në Paqësorin qendror, ndërsa një ciklon (Marcus) u formua në mars para brigjeve veriperëndimore të Australisë. Nuk ka stuhi të kategorisë së pestë në Atlantik këtë vit.

Viti 1997 solli një numër rekord të sistemeve tropikale të kategorisë së pestë. Janë formuar dymbëdhjetë, nga të cilat 10 në Paqësorin Perëndimor. /MeteoBallkan

Supertajfuni Kong-Rey (majtas) dhe Uragani Walaka (djathtas) në regjistrimin satelitor, 2.10.2018. (NOAA / RAMMB).

Uragani Walaka, 1.10.2018.

slika

Related Posts

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh
Botë

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

04/06/2026 | 13:37
Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar
Botë

Stuhi në Austri: Rrufeja i vë flakën një kështjelle, qindra të evakuuar

02/06/2026 | 11:16
Stuhi në Gjermani: Dy të vdekur, rrufeja godet në një shtëpi
Botë

Stuhi në Gjermani: Dy të vdekur, rrufeja godet në një shtëpi

31/05/2026 | 21:37
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲