• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
E keni në shtëpi, por ndoshta nuk e dini – “Ari i bardhë” i shekullit XXI, çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror

E keni në shtëpi, por ndoshta nuk e dini – “Ari i bardhë” i shekullit XXI, çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror

16/03/2023 | 14:17
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

12/04/2026 | 08:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.04.2026.) e Diele

12/04/2026 | 00:21
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

11/04/2026 | 08:50
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 11 prill!

10/04/2026 | 23:43
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.04.2026.) e shtunë

10/04/2026 | 23:36
Paralajmërohet shtrenjtim i energjisë elektrike

ZRRE-ja propozon që të mos shtrenjtohet rryma këtë vit

10/04/2026 | 19:21
Gjendja sinoptike, reshje kalimtare dhe rritje të temperaturave!

Gjendja sinoptike, reshje kalimtare dhe rritje të temperaturave!

10/04/2026 | 18:34
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.04.2026.) e Premte

Parashikimi i motit për sot -e premte

10/04/2026 | 08:22
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik të premten

09/04/2026 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.04.2026.) e Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.04.2026.) e Premte

09/04/2026 | 23:09
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

09/04/2026 | 08:08
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 9 prill!

08/04/2026 | 23:27
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
E keni në shtëpi, por ndoshta nuk e dini – “Ari i bardhë” i shekullit XXI, çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror

E keni në shtëpi, por ndoshta nuk e dini – “Ari i bardhë” i shekullit XXI, çmimi i të cilit ka shpërthyer në tregun botëror

16/03/2023 | 14:17
1000
SHARES
2.9k
VIEWS
Shpërndaje

Kosta Rika, një vend ku minierat e hapura janë të ndaluara, është bërë lider në nxjerrjen e metaleve të rënda si litiumi – jo nga Toka, por nga bateritë e vjetra.

Fabrika e riciklimit “Fortech”, e cila u hap gati tri dekada më parë në Cartago, rreth 27 kilometra larg kryeqytetit San Jose, cilësohet si një “minierë urbane”.

Gjatë gjashtë vjetëve të fundit, ajo është fokusuar në nxjerrjen e litiumit prej baterive të rikarikueshme të përdorura nga telefonat celularë, laptopët, veturat elektrike dhe panelet diellore.

Dhe siç shkruan raporton France24, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për miliona bateri që hidhen çdo vit si mbeturina.

Edhe pse kutia e baterisë degradon gjatë një periudhe prej 100 vjetësh, metalet toksike brenda saj nuk degradojnë kurrë.

Fortech ka gjetur një “minierë ari” përmes nxjerrjes së metaleve nga bateritë, duke i siguruar në të njëjtën kohë planetit tonë një “litar shpëtimi”.

“Tani e dimë se nuk është diçka që duhet hedhur. Ne e dimë se është një burim që mund të ripërdoret”, ka thënë Guillermo Pereira, CEO i Fortech, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme të thyhen paradigmat”, shtoi 54-vjeçari Pereira, i cili me djalin e tij, Francisco (25) shpiku një metodë të re për nxjerrjen e metaleve nga bateritë e harxhuara.

“Bota ka nevojë për një ekonomi që riciklon materialet e çmuara në vend që të prodhojë materiale të reja”, tha ai.

Ari i bardhë

Mihja e litiumit shpesh kryhet në kushte që janë të dëmshme për mjedisin, punëtorët dhe banorët vendas.

Por në Fortech, i gjithë litiumi vjen nga 1500 ton bateri të harxhuara që hidhen çdo vit në Kosta Rika, shpjegoi menaxheri i projektit, Francisco Pereira.

Bateritë e përdorura mblidhen në qendrat tregtare, dyqanet e elektronikës ose shitësit e veturave elektrike.

Litiumi është quajtur “ari i bardhë” ose “nafta e shekullit XXI” dhe vitet e fundit çmimi i tij ka shpërthyer në tregun botëror.

Në nëntor të vitit 2020, vlera e litiumit ishte 5,700 dollarë për ton ndërsa në shtator të vitit 2022, vlera e tij u rrit në 60,500 dollarë për ton për shkak të rritjes të prodhimit të veturave elektrike.

Megjithatë, impiantet e prodhimit të litiumit konsumojnë miliona litra ujë dhe mund të jenë të dëmshme për mjedisin.

Por kur litiumi nxirret nga bateritë e ricikluara, vetëm një e katërta e dioksidit të karbonit që ngroh planetin lirohet në krahasim me minierat e litiumit, pohon Henry Prado, kimist në Fortech.

Riciklimi e shpëton planetin nga ndotja mjedisore e shkaktuar nga “metoda e zakonshme e asgjësimit” të baterive të litiumit, të cilat zakonisht thjesht hidhen, shtoi Prado.

Sipas Shoqatës Amerikane Kimike, në botë riciklohen vetëm 5 për qind e të gjitha baterive litium-jon.

Pionierët

Në Fortech, bateritë e përdorura vendosen në një “rrip transportues” që i dërgon në grirëse.

Në këtë mënyrë, mbetjet shndërrohen në një përzierje kobalti, nikeli, mangani dhe litiumi, e njohur si “masa e zezë”.

Këto metale përbëjnë rreth 57 për qind të çdo baterie, ndërsa pjesa tjetër është bakër, alumin, plastikë dhe hekur, të cilat gjithashtu janë të riciklueshme.

Fortech nuk e posedon teknologjinë, që ndan metalet nga “masa e zezë” kështu që ata ua shesin këto produkte të pa ripërpunuara fabrikave në Evropë për të përfunduar më tutje procesin dhe të prodhojnë bateri.

Pavarësisht kësaj, Agjencia Gjermane e Zhvillimit (GIZ) pretendon se Fortech e ka kthyer Kosta Rikën në një “pionier të Amerikës Latine për vlerësimin e baterive të përdorura të litiumit”.

Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

12/04/2026 | 08:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.04.2026.) e Diele

12/04/2026 | 00:21
Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

11/04/2026 | 08:50
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲