Në këto çaste cikloni ka filluar lëvizjen dhe gjendet në qendër të Italisë dhe Detin Adriatik. Në këtë mënyrë priten reshje të shiut, por jo pa ndërprerë. Njëkohësisht do të rritet edhe sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të ardhshme, por nuk pritet asgjë ekstreme dhe asgjë e jashtëzakonshme.
Gjatë ardhjes së ciklonit nga Mesdheu në shtresat e larta të atmosferës do të depërton ajri më i ngrohtë mesdhetar dhe për këtë arsye nesër priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës rrebeshe shiu me bubullima priten në bregdetin shqiptar.
Me largimin e ciklonit në drejtim të Greqisë dhe Detit të Zi në lindje temperaturat do të pësojnë ulje dhe në viset kodrinore-malore mund të ketë reshje shqote dhe bore.
Të martën dhe të mërkurën pritet stabilizim i përkohshëm i motit, por mbetet ftohtë, ndërsa nga e mërkura vonë do të kemi ardhjen e ciklonit të ri nga Mesdheu i cili pritet të na sjellë reshje të reja shiu dhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e shqotës dhe borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në disa vise pak më të ulëta në Kosovë, Maqedoninë veriore dhe Mal të Zi./Meteoballkan