Edhe një natë dhe një mëngjes i akullt në territoret tona dhe temperaturat do të shkojnë në “minus” në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjysmën e territorit të Shqipërisë.
Temperaturat minimale në Kosovë rreth -6 gradë Celsius, në shumë vise edhe deri në -9 , ndërsa në disa vise malore mund të ulet deri në -12 gradë Ceslius. Ndjesia e të ftohtit është edhe më e lartë sidomos në zonat ku ka ende erëra të ftohta veriore.
Shumë ftohtë do të jetë në veri të Malit të Zi me temperatura minimale deri në -15 gradë Celsius, ndërsa pak më “butë” në Maqedoninë e Veriut dhe Luginë të Preshevës.
E Enjta gjatë ditës sjellë zbutje të acarit polar dhe temperaturat do të dalin në “plus” nëse nuk ka mjegull. Të premten fluks i ri i ajrit të ftohtë polar dhe rifuqizim i erërave të ftohta veriore e verilindore./MeteoBallkan