Cikloni i cili tani ka përfshirë territoret tona gjendet me qendren e tij afër Detit të Zi, në Maqedoni, Bullgari, Rumani dhe po marshon në drejtim të Turqisë dhe Greqisë duke shkaktuar edhe atje destabilizim të fuqishëm të kushteve të motit.
Në anën tjetër në Evropë kemi anticiklonin e fuqishëm i cili sonte do të fillojë të depërtojë gradualisht në rajonin tonë dhe për këtë arsye do të kemi fuqizim të mëtutjeshëm të erërave veriore dhe veriperëndimore. Dallimi i madh në presionin e ajrit apo në fushat barike (lindje-perëndim, apo juglindje – veriperëndim) është shkaktar për erëra me të cilat po ballafaqohemi tani. Gjatë orëve të ardhshme presioni i ajrit do të fillojë të ngritët dhe kështu do të kemi largimin gradual të fushave ciklonike por kjo është koha kur erërat do të jenë më të fortat. Gjithashtu sonte do të kemi ende reshje lokale bore më intensive në viset kodrinore-malore në Kosovë të cilat do të zgjasin deri nesër në mëgjes apo paradite.
Nga dita e nesërme erërat do të fillojnë të dobësohen por do të mbeten ende prezente për shkak të afërsisë së masave ciklonike.
Nga nesër dhe pasnesër do të kemi depërtimin definitiv të masave ajrore anticiklonike të cilat do të stabilizojnë gradualisht kushtet e motit, por do të jetë mjaft ftohtë. Priten disa netë dhe mëngjese me acar dimëror sidomos në viset kodrinore-malore, por lokalisht edhe në disa ultësira.
Nga fundjava do të kemi ngritje të temperaturave.
Cikloni do të shkaktojë stuhi edhe më të fuqishme në Greqi, Bullgari, Turqi dhe pastaj do të rrugëtoi në drejtim të Lindjes së Afërt dhe të Mesme