Nga tërë Kontinenti Evropian më i nxehti është rajoni ynë së bashku me Spanjën, por një nuancë më nxehtë është tek ne se në Spanjë.
Në anën tjetër nga veriu i Evropës po depërton fronti i ftohtë ajror i cili tashmë gjendet në Evropën Qendrore dhe Alpe e deri në Slloveni ku vende-vende ka reshje shiu. Fronti po avancon shumë ngadalë dhe nesër pritet të përfshijë Ballkanin veriperëndimor, kurse pasnesër edhe rajonin tonë duke ulur temperaturat dhe duke na sjellur një vjeshtë të vërtetë.
Megjithatë deri pasnesër tek ne do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, edhe pse do të kemi ulje graduale të temperaturave./Meteoballkan