Dy ditët e kaluara ishin shumë të nxehta, por njëkohësisht mjaft jo-stabile me zhvillime të shtrëngatave të fuqishme të izoluara kryesisht në Dukagjin e pastaj edhe në Drenicë.
Ndërsa simulimet më të reja të modeleve për sot japin shenjë se rrebeshet e sotme mund të përqëndrohen më shumë në kryeqytet ose rrethinë si dhe në rajonin e Llapit dhe Gollakut. Normalisht rrebeshe lokale priten edhe në rajone tjera. Shtrëngatat eventuale nuk pritet të zgjasin shumë.
Sidoqoftë, kemi thënë shumë herë se shtrëngatat e verës është jashtëzakonisht e vështirë të parashikohen me saktësi të madhe, por kështu indikojnë modelet globale numerike për parashikim të motit sot. Në fund na mbetet të shohim se si atmosfera po reagon sot dhe ku do të ketë shtrëngata mbetet vetëm të presim dhe të shohim.
Shtrëngata të izoluara por të fuqishme sot priten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan