Pas shirave dhe rrebesheve që përfshinë mbrëmë Shqipërinë veriore tani moti është më i qetë, por ende jo krejtësisht stabil, ngase edhe sot priten zhvillime afatshkurtra, të izoluara, por vetëm në disa zona të caktuara të vendit. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta e në kohën vranësirave eventuale dhe ndonjë rrebeshi shiu pak më të theksuara.
Nga e hëna në bregdet pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje progresive të temperaturave. Gjatë mesjavës priten rritje të ndjeshme të temperaturave prandaj priten disa ditë me kushte ideale për pushime. Përkeqësim të motit në bregdet pritet të ketë nga fundjava e ardhshme me rrebeshe shiu e ulje të temperaturave. Në jug ende mbesin gjasa për intervale me diell.
Gjatë mesit të javes së re një masë ajrore e nxehtë direkt nga Afrika Veriore pritet të kap bregdetin por edhe të gjitha viset tjera të rajonit tonë, ndërsa përkeqësim i motit dhe ulje e ndjeshme e temperaturave pritet të ketë nga fundjava e ardhshme në tërë rajonin./MeteoBallkan