Tashmë në Pacifikun Lindor kemi dy stuhi të fuqishme tropikale Erick dhe Flossie. Erick ka arritur nivele më të larta se sa të një stuhie tropikale dhe tashmë është edhe zyrtarisht Uragan i kategorisë 3.
Sipas meteorologëve Uragani Erick tani është në ujëra të hapura dhe i është drejtuar Hawait, por gjatë rrugëtimit të tij do të dobësohet dhe kur të arrijë në Hawai do të jetë përsëri një Stuhi Tropikale. Erick edhe si stuhi tropikale do të shkaktojë reshje të fuqishme shiu në fundjavë tek “Ishujt e Mëdhenj” dhe do ti afrohet shumë afër Hawait. Ende nuk është e qartë se a do të godas Hawain.
Stuhia Tropikale Flossie gjithashtu pritet të arrijë fuqinë e uraganit nesër në mbrëmje, ndërsa meteorologët po vëzhgojnë me vëmendje një tjetër sistem në Karaibe i cili mund të arrijë fuqinë e një “depresioni tropikal” dhe si i tillë mund të godas Ishujt e Virgjër dhe Porto Rikon me shtrëngata të fuqishme të cilat do të shkaktojnë vërshime dhe rrëshqitje të dheut në këtë pjesë të globit.
Në fundjavë ky sistem pritet ti afrohet Bahameve dhe Floridës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes./Meteoballkan