Fermerët kosovarë, sot si shenjë pakënaqësie kanë derdhur në lumenj qumështin që kanë grumbulluar.
Krejt kjo, pasi që deri tani nuk është marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme.
Ata kanë reaguar edhe përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, duke theksuar qartazi se duhet të ndalet furnizimi me vaj të palmës.
“Për shkak te ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmes, ne fermeret e qumeshtit detyrohemi qe ta derdhim qumështin tone ne lumenj. STOP VAJIT TE PALMES”, thuhet në reagimin e publikuar nga Shoqata e Fermerëve.
https://www.facebook.com/1478859162358281/videos/353018672747385/