Fermeri nga Dragashi i kënaqur me pagesën për mjedra!

Fermeri Shpëtim Buqaj nga fshati Pllavë, Komuna e Dragashit, i cili kultivon mjedra, thotë se është i kënaqur me pagesën.

875
SHARES
2.5k
VIEWS

Në reportazhin “Punë t’mbarë” në RTV21, Buqaj ka treguar se çmimi për 1 kilogram mjedra shkon deri në 4 euro, ndonjëherë edhe më shumë.

“Deri në 4 euro shkon çmimi i mjedrave për një kilogram. Ndonjëherë edhe më shumë. Vjet ka qenë më dobët, ndërsa viti 2022 është vit i artë për mjedra”, ka thënë ai.

Në vitin 2018 sipas tij, ka qenë çmimi më i lirë i mjedrave – 80 centë për kilogram.

“Ka qenë më së dobëti atë vit, por nuk jam dorëzuar”, është shprehur tutje Buqaj.

Fermeri ka treguar se e kanë vështirë që të gjejnë punëtorë, pasi “të rinjtë po dalin jashtë vendit”.

Sa i përket pagesave të punëtorëve, ai ka treguar se i paguan 25-30 euro brenda ditës për të vjelur mjedra.

 


Related Posts