Pas një periudhe shumë të gjatë thatësie në shumë pjesë të rajonit kanë filluar reshjet e shiu, por ende nuk kemi distribuim të barabartë të reshjeve. Përderisa në rajonin e Pejës kemi reshje gjatë nates dhe sot, në anën tjetër shumë pjesë të Kosoves ende nuk kan asnjë pikë shiu. Ngjashëm është edhe në Shqipëri ku disa pjesë kanë përfituar reshje shiu sidomos në veri, ndërsa pjesë të tëra ende janë të thata por kjo do të ndryshojë sonte.
Interesant është fakti se në Mal të Zi deri më tani kanë ra sasi të mëdha shiu deri në 200 mm. shi dhe kjo është vetëm fillimi për Malin e Zi.
Sidoqoftë sonte gjatë nates reshje do të përshijnë tërë territorin e Republikes së Shqipërisë dhe reshjet do të jenë intensive, vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Reshje të shiut do të ketë edhe në rajonin e Dukagjinit në Kosovë, ndërsa gjatë natës ose nesër paradite një valë reshjesh shiu do të arrijë të “shkëputet” dhe të përfshijë tërë territorin e Republikës së Kosovës. Reshje shiu sonte dhe nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa për Malin e Zi as mos të flasim./Meteoballkan