Masa mjaft të ftohta ajrore me origjinë arktike do të deprtojnë në Kontinentin Evropian gjatë kësaj jave dhe ky proces tashmë veç ka filluar.
Ajri i ftohtë do të depërtojë në drejtim të pjesëve qendrore-lindore të Evropes, por edhe në drejtim të Evropes perëndimore. Një sasi e kësaj mase të ftohtë ajrore do të arrijë edhe në Gadishullin Ballkanik, por edhe tek në në mesjavë.
“Goditja polare” do të përfshijë shtetet që nga Britania e Madhe dhe Franca e deri në Ballkanin veriperëndimor dhe tek ne dhe kjo goditje vende-vende do të shoqërohet edhe me reshje bore veçanërisht në rajonet kondrinore-malore. Në shumë pjesë të Evropes i ftohti do të vie pa reshje.
Reshje të dendura bore priten në rajonet Alpine dhe malet e Ballkanit veriperëndimor duke përfshirë edhe malet e Bosnes dhe Hercegovinet dhe duke mos përjashtuar edhe malet më të larta tona. Përndryshe tek ne priten kryesisht vetëm reshje shiu nga mesjava e tutje.
Sipas ecurive më të fundit sinoptike në Evropë ajri i ftohtë do të jetë më i qëndrueshëm, ndërsa tek ne do të jetë afatshkurtër, por lajmi i mirë është se priten reshje shiu dhe gjithashtu pritet përmirësimi i kualitetit të ajrit te ne.
Detaje të reja priten me evoluimin e gjendjes sinoptike./Meteoballkan
Images by: wxcharts.com dhe meteociel
Severe weather europe