Uragani Dorian i cili mbrëmë goditi Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër tani gjendet në ujërat e Karaibeve dhe pritet të fuqizohet ditëve të ardhshme.
Sipas të gjitha modeleve globale kompjuterike për parashikim të motit “Dorian” do të bëhet një uragan mjaft i rrezikshëm potencial dhe do të arrijë kategorinë nr3, ndoshta edhe 4.
Edhe pse rrugëtimi i saktë 100% ende është i pamundur të parashikohet sipas të gjitha gjasave uragani do të përplaset direkt në shtetin amerikan të Floridës në fillim të javës së ardhshme.
Qytetarët e Floridës janë këshilluar të jenë vigjilent dhe të përcjellin të rejat më të fundit të sinoptikanëve amerikanë në mënyrë që të jenë të informuar dhe të marin të gjitha masat e nevojshme për parapërgaditje në kohë Stuhish Tropikale apo Uraganëve./Meteoballkan
Image: Ventusky