• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Fronti kaloi, tani kemi ciklonin e fuqishëm dhe fjollat e para të borës!

Fronti kaloi, tani kemi ciklonin e fuqishëm dhe fjollat e para të borës!

15/11/2023 | 17:38
Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

05/07/2025 | 17:12
Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

05/07/2025 | 15:59
Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!

Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!

05/07/2025 | 13:08
Të paktën 24 të vdekur dhe deri në 25 fëmijë të zhdukur në përmbytjet e rrëmbyeshme në Teksas, SHBA

Të paktën 24 të vdekur dhe deri në 25 fëmijë të zhdukur në përmbytjet e rrëmbyeshme në Teksas, SHBA

05/07/2025 | 09:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

05/07/2025 | 08:05
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e Shtunë! 5 Korrik

04/07/2025 | 22:33
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

04/07/2025 | 22:24
Ariu vret turistin në Rumani, publikohen fotot e fundit që bëri

Ariu vret turistin në Rumani, publikohen fotot e fundit që bëri

04/07/2025 | 20:21
QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Shmangni autostradat drejt Zagrebit, 500 mijë persona pritet të marrin pjesë në një koncert

QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Shmangni autostradat drejt Zagrebit, 500 mijë persona pritet të marrin pjesë në një koncert

04/07/2025 | 13:55
Furtuna me shi drejt Sllovenisë dhe përreth!

Furtuna me shi drejt Sllovenisë dhe përreth!

04/07/2025 | 13:49
Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

04/07/2025 | 12:03
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

04/07/2025 | 05:40
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Fronti kaloi, tani kemi ciklonin e fuqishëm dhe fjollat e para të borës!

Image: Meteociel

Fronti kaloi, tani kemi ciklonin e fuqishëm dhe fjollat e para të borës!

15/11/2023 | 17:38
3.3k
SHARES
9.4k
VIEWS
Shpërndaje

Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror kaloi dhe solli reshje shiu në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në fillim kishte erëra të fuqishme të cilat pastaj u dobësuan dhe dita vazhdoi me reshje shiu.

Dita e nesërme (e enjte) do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe me të ngrohtë për këtë periudhë kohore, por normalisht mëngjesi mund të jetë i ftohtë dhe me mjegull. Reshje atmosferike nuk do të ketë.

Pasnesër ose të premten jemi para një ndryshimi edhe më të madh të motit për shkak të ardhjes së një cikloni të fortë i cili shumë shpejtë do të pozicionohet në Detin e Zi duke u fuqizuar. Cikloni vjen nga Evropa veriperëndimore, qendrore përmes Ballkanit në Detin e Zi dhe tutje më thellë në lindje të Evropes dhe Rusi.

Me afrimin e tij fuqizohen erërat jugore dhe jugperëndimore, ndërsa me kalimin e tij përtej territoreve tona në juglindje dhe lindje do të fillojnë të fryjnë erëra të forta dhe të ftohta nga veriu. Fillimisht priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë (të premten pasdite). Pastaj, reshje bore në viset malore e më vonë edhe nëpër viset kodrinore-malore. Me ulje të mëtutjeshme të temperaturave dhe vazhdimin e erëra të ftohta nga veriu reshje bore mund të ketë edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës kryesisht në Rrafshin e Kosovës, por pa ndonjë akumulim signifikant. Akumulim të borës presim në viset malore dhe vende-vende edhe në zona kodrinore-malore.

Temperaturat shënojnë ulje dhe do të përjetojmë një ditë ose dy mjaft të ftohta me “aromë dimri”.

Reshje shiu priten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, kurse reshje bore vetëm në zonat malore të Shqipërisë, kurse në Maqedoninë Veriore edhe në zona paksa më të ulëta mbidetare, por jo në ultësira.

Për këtë “goditje arktike” do flasim prapë, ngase gjatë muajit Nëntor kaherë nuk kemi pasur një “goditje të tillë” edhe pse ende pa ndonjë reshje serioze bore, por vlen të përmenden erërat e forta dhe të ftohta nga veriu, bora sidomos në disa zona kodrinore-malore dhe malore. Ndryshime krejtësisht të vogla në parashikim ende mund të ketë, por një gjë duhet theksuar se nga e diela, eventualisht më së largu nga e hëna temperaturat rriten përsëri./MeteoBallkan

 


Related Posts

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime
Botë

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

05/07/2025 | 17:12
Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut
Botë

Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

05/07/2025 | 15:59
Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!
Kosovë

Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!

05/07/2025 | 13:08
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲