Një masë ajrore mjaft e ftohtë ka përfshirë dje dhe sot shumë shtete të Skandinavisë, ku ditëve të fundit ishte mjaft nxehtë si pasojë e masave ajrore të nxehta që kishin përfshirë Evropën. Siç shihet në fotografinë kryesore në jug të Suedisë, Norvegjisë dhe në Finlandë temperatura në disa vende ka zbritur deri në 0 gradë celsius si dhe ka pasur edhe reshje bore në disa ultësira. Nuk është se nuk ka ndodhur në këto rajone po edhe për standardet skandinave kjo është e rrallë të ndodhë në Korrik.
Pjesë të kësaj mase të ftohtë ajrore do të përfshijnë shumë vende të Evropës por jo sikur në Skandinavi./Meteoballkan