Pas netëve dhe mëngjeseve mjaft të freskëta dhe të ftohta gjatë dites pritet ngritje e temperaturave dhe pritet kryesisht mot i këndshëm dhe me diell.
Ngritje më të ndjeshme të temperaturave do të ketë diten e nesërme kur pritet masa më të nxehta nga Mesdheu të depërtojnë në rajonin tonë, por nganjëherë mund të ketë edhe vranësira kalimtare.
Nesër nga Atlantiku në drejtim të Ialisë do të depërtojë një front i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë krijimin e një cikloni në Itali dhe ky ciklon më në fund do të drejtohet direkt në drejtim të rajonit tonë duke na sjellur reshje atmosferike të cilat vende-vende do të jenë mjaft të dendura.
Pra, pas një vikendi me mot mjaft të këndshëm javën e ardhshme na pret një mot me shumë vranësira dhe reshje shiu. Pasiqë temperaturat do të ngriten përsëri priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe atë jo vetëm në viset bregdetare por edhe në viset kontinentale./Meteoballkan