Gazetari holandez, Thomas van Linge, i cili ka njoftuar se është duke qëndruar në Prishtinë, në profilin e tij në platformën “X” është ankuar për ndryshimet e mëdha të motit brenda ditës.
Ai ka thënë se dje gjatë ditës temperaturat kanë qenë rreth 17 gradë, derisa tashmë është bërë tepër ftohtë dhe po bie borë.
Linge ka thënë se nuk e di nëse kjo është normale për Ballkanin, por thotë se për një holandez sikur vetë, është tepër jo e zakonshme.
“Rreth mesditës në Kosovë ishte 17 gradë, me diell. Tani është rreth ngrirjes me një parashikim që do të ketë borë gjatë gjithë natës. Nuk e di nëse kjo është normale në Ballkan, por për një holandez si unë kjo është shumë e parregullt”, ka shkruar ai.
Around midday it was 17 degrees in Kosovo, with the sun out. Now it is around freezing with a forecast it will snow throughout the night.
I don't know if that's normal in the Balkans, but to a Dutchie like me that is highly irregular. pic.twitter.com/TjNvaMPDm6
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) January 19, 2024