Rritja e temperatura shënojë sot ditën më të nxehtë të kësaj sezone në Kosovë dhe rajon. Në Kosovë temperatura arriti deri në 30 gradë Celsius, ndërsa në veriperëndim të Ballkanit kemi ardhjen graduale të një fronti të ftohtë ajror.
Fronti në këto çaste gjendet në territorin e Sllovenisë ku vende-vende ka zhvillime të fuqishme me rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ky front do të vije direkt në drejtim të territoreve tona dhe gjatë natës ose orëve të hershme të mëngjesit mund të ndjejmë prezencën e tij me zhvillime të mundshme konvektive të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale dhe vetëtima e bubullima që potencialisht në disa vise mund të jenë mjaft të zhurmshme.
Mot mjaft jo-stabil pritet të mbajë nesër (e shtunë) ku priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa herë pas here lokalisht priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet nuk do të jenë të balancuara, prandaj në disa vise priten më shumë reshje. Rrebeshe të fuqishme lokale priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe viset kontinentale të Shqipërisë.
Të dielën në Kosovë rrallëkund priten rrebeshe, ndërsa në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ato mbesin ende prezente./MeteoBallkan