Rajoni ynë gjendet nën ndikimin e fushës së fuqishme ajrore anticiklonike me qendër në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Evropën qendrore. Fronti i ftohtë që erdhi dje uli temperaturat dhe përmirësojë cilësinë e ajrit, por reshje atmosferike nuk pati për shkak të mungesës së lagështisë në kuadër të frontit të ftohtë.
Gjatë ditëve të ardhshme vazhdon mot kryesisht stabil, por më i ftohtë, ndërsa temperaturat do të rriten gjatë mesit të javës. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica. Temperaturat minimale pritet të ulen deri afër -4 gradë Celsius nëpër ultësira, ndërsa në viset malore mund të ulet edhe më shumë. E kemi fjalën kryesisht për territorin e Republikës së Kosovës dhe disa vise kontinentale të rajonit. Në viset mesdhetare dhe bregdetare pritet mot pranveror por pak i freskët me tendencë të rritjes së temperaturave.
Pra, vazhdon dominimi i masave ajrore të thata anticiklonike. Temperaturat pak më të ulëta këto dy ditë, ndërsa rriten nga mesjava në tërë rajonin duke u rikthyer pranvera. Gjatë fundjavës tjetër pritet të kemi ulje të temperaturave dhe mundësi edhe për reshje atmosferike duke mos përjashtuar edhe boren në Kosovë./Meteoballkan