Sot Kosova duket e mbuluar nga vranësirat, ndërsa në Shqipëri ka më shumë kthjelltësi dhe rreze diellore. Edhe në Maqedoninë Veriore dhe veriun e Malit të Zi ka vranësira , ndërsa në viset tjera më shumë diell.
Rajoni ynë gjendet nën ndikimin e mases mjaft të ftohtë ajrore me origjinë polare e cila depërton mes masave ajrore ciklonike në lindje të Evropes dhe atyre anticiklonike në perëndim dhe veriperëndim të Evropes. Kjo gjendje sinoptike ka hapur një korridor për ardhjen e ajrit të ftohtë polar, megjithatë gjendja pritet të ndryshojë gjatë fundjaves ku masa ajrore më të ngrohta nga Afrika Veriore fillojnë të rrisin temperaturat në rajonin tonë për shkak të ndryshimit të rrymimeve ajrore pritet të fillojnë të fryjnë erëra më të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.
Gjatë javës së re një tjetër masë gjigande ajrore ciklonike nga veriperëndimi i Evropes pritet të arrijë te ne duke kushtëzuar reshje të reja atmosferike në Shqipëri dhe Kosovë, por temperaturat nuk shënojnë ulje të mëdha./MeteoBallkan