Anticikloni i Azoreve që stabilizoi motin në viset tona dhe largoi vranësirat e reshjet do të fillojë të dobësohet ndikimi i tij në territoret tona nga nesër gradualisht, por kjo nuk nënkupton ndonjë ndryshim të madh të motit menjëherë.
Në veri të Atlantikut po qarkullojnë ciklone të fuqishme të cilat po vijnë drejt Skandinavisë, Rusisë dhe Evropes lindore. Tërheqja e Anticiklonit të madh në habitatin e tij natyral në Azore do të krijojë kushte që këto masa ciklonike ti afrohen Ballkanit dhe territoreve tona, por pa ndonjë ciklogjenezë të fuqishme në detin Adriatik ose Jon dhe kjo mund ti hendikepojë kushtimisht të themi reshjet e borës.
Nga e mërkura në territoret tona do të ulet presioni atmosferik dhe mund të kemi shtim të vranësirave kalimtare ,por reshjet do të jenë simbolike të pakta. Megjithatë, reshjet mund të intensifikohen në fund të javës me depërtime të fronteve ajrore nga këto masa mjaft të fuqishme ciklonike. Parashihen reshje të herëpashershme shiu e shkurtimisht do të ketë edhe reshje bore sidomos.
Po ashtu do të kemi ndryshime të shpeshta të temperaturave.
Reshje shiu parashihen më shumë në zonat kontinentale dhe në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore. Reshje më të theksuara bore pritet të ketë thellë në veri dhe në lindje të Republikës së Kosovës si dhe në Luginë të Preshevës dhe deri diku edhe në verilindje të Kosovës. Reshje më të pakta bore parashihen në zonat tjera të territoreve tona. Fjolla bore parashihen në veri dhe verilindje të Shqipërisë dhe zonat kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut dhe Mal të Zi. Në viset tjera reshje të herëpashershme kalimtare shiu sidomos në zonat e ulëta.
Pra, pas një qetësie nga reshjet atmosferike ato pritet të rikthehen herë pas here afër dhe gjatë kësaj fundjave. Informacione dhe detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan