Momentalisht jemi nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike dhe për këtë arsye moti është i kthjellët, megjithatë ky anticiklon shumë shpejtë pritet të largohet nga rajoni ynë.
Në verilindje të Kontientit kemi masat e ftohta ajrore, ndërsa në Mesdhe dhe Afrikën veriore kemi masat ajrore të lagështa ciklonike. Këto masa ciklonike do të vijnë edhe në territoret tona dhe reshjet e shiut dhe borës do të fillojnë të martën. Në Kosovë priten edhe reshje shiu nëpër ultësira, por edhe bore në viset pak më të larta, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave reshje bore priten në tërë territorin sipas të gjitha gjasave.
Në Kosovë në shumë rajone të martën priten reshje bore të cilat pastaj mund të shndërrohen në reshje shqote ose shiu, por në fund të mërkurën përsëri në reshje bore. Reshjet e borës nganjëherë mund të jenë të dendura dhe të krijojnë edhe shtresa. Reshje bore priten edhe në veri, verilindje, lindje dhje në fund edhe në juglindje të Shqipërisë. Po ashtu edhe në Maqedoninë veriore priten reshje bore të mërkurën sidomos në viset kodrinore-malore, por duke mos përjashtuar edhe disa ultësira. Qendra dhe jugu i Shqipërisë gjatë gjithë ditës së martë me mot stabil dhe pa reshje, ndërsa të mërkurën me reshje shiu.
Nga e enjta stabilizim gradual i motit, por do të kemi acar i cili nuk pritet të zgjasë shumë./Meteoballkan