Në këto çaste kanë filluar zhvillime të disa vranësirave në juglindje të Kosoves, në kufi me Maqedoninë Veriore jo larg Shtërpces dhe pak më larg se Ferizaji, ndërkohë një sistem më i fuqishëm gjendet në rrethinat e Tetovës dhe disa sisteme të vogla gjenden në jugperëdnim të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë orëve të ardhshme pritet destabilizim i përgjithshëm i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Ka gjasa edhe për krijimin e ndonjë sistemi të fuqishëm me shtrëngata me breshër, shkarkesa të fuqishme atmosferike, erëra të fuqishme dhe rrebeshe intensive.
Rrebeshe shiu priten në Kosovë, Maqedoninë Veriore, në shumë pjesë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosoves Lindore.
Me ardhjen e rrebesheve të shiut temperaturat ulen, ndërsa në mbrëmje pritet stabilizim i atmosferës./MeteoBallkan