Ardhja e frontit të ftohtë ka ulur temperaturat ekstreme, por në rajonin tonë ende mbetet nxehtë krahasuar me veriun dhe veriperëndimin e Ballkanit ku temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme.
Moti më nuk do të jetë shumë i nxehtë sikur ditët e kaluara, por kjo nuk do të thotë se në bregdet nuk priten ditë të mira. Edhe pse frontet e ftohta me shi kanë arritur edhe bregdetin dhe priten edhe ditëve të ardshme, megjithatë nuk priten ulje të mëdha të temperaturave dhe posa moti të stabilizohet pas ndonjë shiu ose shtrëngate plazhi mund të shfrytëzohet përsëri. Temperatura shumë të larta më nuk priten (në një të ardshme të afërt), por gjithsesi do të ketë ditë të mira dhe optimale me temperatura afër 30 gradë Celsius.
Pyetjeve të shumta rreth pushimeve të planifikuara u përgjigjemi si vijon:
Thënë më shkurt ata që planifikojnë pushime këtë fund-Gushti dhe fillim Shtatori duhet të llogaritin në ditë të mira, por jo të gjitha, ngase nganjëherë priten edhe vranësira dhe reshje shiu si dhe shntrëngata lokale me bubullima. Veriperëndimi i Shqipërisë nesër dhe pasnesër nganjëherë do të jetë nën mbretërimin e vranësirave dhe rrebeshe të shiut me vetëtima dhe bubullimë . Të dielën priten edhe ulje të temperaturave, por nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave të mesditës. Një front i ri me rrebeshe shiu mund të përfshijë bregdetin të entjën. Më shumë diell pritet në jug të Shqipërisë dhe temperatura pak më të larta, ndërsa në bregdetin verior priten më shumë vranësira dhe rrebeshe shiu, por edhe në veri do të ketë ditë të mira dhe stabile për tu shijuar.
Pra, ditët e ardhshme nuk do të jenë të shfrytëzueshme të gjitha për shkak të motit, por gjithsesi priten edhe ditë të mira dhe të këndshme për pushim. Për shkak të gjendjes mjaft të komplikuar sinoptike dhe pyetjeve të shumta në adresën tonë do të mundohemi të jemi sa më aktiv në mënyrë që lexuesve tanë tiu ofrojmë informacione sa më të sakta të mundshme për motin gjatë ditëve të ardhshme./Meteoballkan