Moti ka filluar të kthjellohet nê mëngjesin e hershëm, por ende jo tërësisht.
Ende ka vranësira të cilat vende-vende sjellin disa fjolla ose rrebeshe afatshkurtra bore kryesisht në disa vise kodrinore-malore.
Antickloni tani është fuqizuar mbi Francë dhe Itali dhe është duke përparuar direkt drejt Ballkanit duke kthjelluar motin gati krejtësisht dhe duke stabilizuar motin, por ende mbetet ajri i ftohtë Arktik të paktën edhe sonte ku priten edhe minuse të thella gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e hershëm.
Nesër dita stabile dhe me diell, ndërsa nata përsëri e ftohtë, por jo me acar të fortë.
Masat ajrore ciklonike tani janë larg rajonit tonë dhe reshje nuk priten disa ditë me radhë deri afërsisht ditën e mërkurë kur mund të kemi reshje lokale shiu./Meteoballkan