Shumë pjesë të Italisë janë goditur sërish nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe stuhi me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo si pasojë e aktivitetit të cikloneve mesdhetare të cilat mbeten të “ngujuara” në Mesdhe mes Evropes dhe Afrikes Veriore. Zakonishisht reshjet e shiut nga Italia vijnë edhe tek në por jo në këtë rast ngase në kontinent kemi masa të fuqishme anticiklonike të cilat pengojnë lagështinë e Mesdheut të arrijë tek ne.
Anticiklone të fuqishme mbizotërojnë që nga Azoret, Franca e deri në Evropen lindore dhe pikërisht ky anticiklon që moti tek ne të jetë stabil.
Nga e diela kemi një tendencë që nga Mesdheu të kemi një depërtim të disa masave të lagshta ajrore të cilat pritet të kushtëzojnë reshje lokale shiu sidomos në disa vise të Shqipërisë, ndërsa riga lokale shiu pastaj mund të ketë edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë, por nuk priten reshje të mëdha dhe se reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse.
Edhe gjatë javës tjetër mbetet një luftë mes masave ciklonike në Mesdhe dhe masave të thata anticiklonike nga Kontienti dhe sipas të gjitha gjasave do të kemi interaksion ose “shkëmbime” mes këtyre masave kur herë pas here do të ketë riga shiu dhe periudha kohore pa reshje. I fohti i fortë që ishte paralajmëruar për javën tjetër është zbutur. Priten ulje afatshkurtra të temperaturave, por nuk pritet të jetë shumë ftohtë/MeteoBallkan