Reshjet e dendura të shiut dhe shkrirja e borës kanë krijuar një gjendje alarmante në Bosnjë dhe Hercegovinë duke çuar në një rritjen në nivelin e lumenjve.
Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve u shpall në disa zona të Bosnjës qendrore, njofton MeteoBallkan.
Temperaturat mjaft të ngrohta këto ditë, reshjet e shiut si dhe shkrirja e borës shkaktuan problemet e para të mëdha në Bosnjë duke bërë që gjatë ditës së djeshme trafiku të ndalohet për shkak të përmbytjeve në dy rrugë në pjesën qendrore të vendit.
PRED ELEMENTARNA NEPOGODA, usljed naglog otapanja snijega. Ponovo su se nivoi Jošavke i Plive izjedna?ili. Još nije…
Publiée par Snezana Ruzicic sur Dimanche 3 février 2019
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall të dielën pasdite në zonën e Zenicës, ku lumenjtë dhe përrenjtë përmbytën shumë ndërtesa banimi në zonën më të gjerë të komunës, konfirmuan nga administrata e Mbrojtjes Civile të Federatës së BiH.
Mediat e Bosnjës shkruajnë se as Sarajeva nuk përbën përjashtim, edhe pse situata është shumë më e mirë se në Kantonin e Bosnjës Qendrore. Në Sarajevë, shiu dje nuk është ndalur që nga orët e hershme të mëngjesit, gjersa erërat e ngrohta jugore bënë që të shkrihej pothuajse të gjithë bora duke shkaktuar rritjen e nivelit të lumenjëve.