Spitali i parë i elefantëve është hapur në shtetin verior Indian të Uttar Pradesh, i cili është i pajisur me mjetet nga më të mirat për trajtimin e këtyre kafshëve të rëndësishme për kulturën indiane,të cilat tërheqin gjithashtu turistë vendas dhe të huaj.
Në spitalin të hapur të Premten në qytetin e shenjtë Hindu një nga pacientët e parë ishte elefanti 49-vjeçar Ash, i cili e kishte lënduar këmbën e majtë.
Elefantët janë një pjesë e rëndësishme e kulturës indiane dhe janë shumë të pranishëm në festivale dhe përdoren gjithashtu si atraksione turistike në rajonet veriore dhe perëndimore.
Sidoqoftë, megjithëse nderohen si një simbol kulturor dhe fetar në Indi, elefantët shpesh keqtrajtohen, dhe shpesh janë viktima të elektricitetit, aksidenteve hekurudhore, helmimit, si dhe gjuetisë së paligjshme, paralajmërojnë aktivistët e të drejtave të kafshëve.