• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Pas shpërthimeve nënujore, shfaqet një njollë e madhe pranë gazsjellësit Nord Stream në Danimarkë – publikohen pamjet e rrjedhjes së gazit!

“Hetim paraprak për sabotim” pas rrjedhjes së gazit nga Nord Stream!

28/09/2022 | 12:57
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.05.2024.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.07.2025.) E Enjte

16/07/2025 | 23:39
Nuk ndalen tërmetet në Itali, lëkundja e radhës shkakton panik!

Tërmet në Kosovë

16/07/2025 | 22:59
Moti për ditën e sotme, kaq do të arrijnë temperaturat

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

16/07/2025 | 08:01
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.07.2021.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.07.2025.) E Mërkurë

15/07/2025 | 23:51
Moti javor, vijnë rrebeshet dhe freskia!

Moti javor, vijnë rrebeshet dhe freskia!

15/07/2025 | 11:26
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

15/07/2025 | 08:04
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 15 Korrik!

14/07/2025 | 23:44
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.07.2025.) E Martë

14/07/2025 | 23:40
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.04.2021.) E Premte

Fronti i ftohtë ndryshon dinamikat e motit!

14/07/2025 | 10:32
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

14/07/2025 | 08:19
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet të Hënën, 14 Korrik!

13/07/2025 | 23:09
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.07.2025.) E Hënë

13/07/2025 | 22:59
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Pas shpërthimeve nënujore, shfaqet një njollë e madhe pranë gazsjellësit Nord Stream në Danimarkë – publikohen pamjet e rrjedhjes së gazit!

“Hetim paraprak për sabotim” pas rrjedhjes së gazit nga Nord Stream!

28/09/2022 | 12:57
550
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Rrjedhjet e gazit nga tubacionet ruse Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, të raportuara ditët e fundit nga autoritetet detare të Suedisë dhe Danimarkës, mund të jenë rezultat i “sabotazhit” të kryer me nëndetëset ose ekipet nëndetëse. Hipoteza është hedhur nga gazeta gjermane “Tagesspiegel”, e cila citon burime nga qeveria e Berlinit.

Stacionet e matjes sizmologjike në Suedi dhe Danimarkë regjistruan dy shpërthime të mëdha nënujore në të njëjtën zonë me rrjedhjet e gazit të hënën.

Një “emetim i madh energjie” i parë në orën 02:03 ishte me magnitudë 1.9, pastaj një tjetër në orën 19:04 me magnitudë 2.3. Zëdhënësi i ekzekutivit të BE-së, Tim McPhie, theksoi se “nuk ka asnjë ndikim në siguri”, duke saktësuar se Komisioni është informuar “për tri rrjedhje gazi, dy në Nord Stream 1 dhe një në Nord Stream 2″.

Për kryeministren daneze, Mette Frederiksen, ato ishin “akte të qëllimshme”. Rrjedhjet e gazit duhet të zgjasin “të paktën një javë”, deklaroi qeveria daneze. I pyetur nga një gazetar nëse qeveria i konsideron këto veprime si një akt lufte kundër Danimarkës, ajo u përgjigj: “Kjo ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare, kështu që jo”.

Nga ana tjetër, Suedia ka hapur një hetim për sabotim. Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, tha në një konferencë për shtyp në Stokholm se policia suedeze ka hapur një “hetim paraprak për sabotim” në rastin Nord Stream. “Ne punojmë së bashku me Danimarkën, Norvegjinë, Gjermaninë dhe SHBA-në. BE-ja është informuar,” shtoi ajo. Ministrja e Jashtme, Ann Linde, nga ana e saj tha se “ndoshta është një sabotim, por nuk spekulojmë se kush mund të jetë përgjegjës”.

Sipas BE-së, nëse ndalimi i Nord Stream është i qëllimshëm, përgjigjja do të jetë e fortë.

“Tani është thelbësore të hetohen incidentet, të kemi qartësi të plotë mbi ngjarjet dhe pse. Çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës aktive të energjisë evropiane është e papranueshme dhe do të çojë në përgjigjen më të fortë të mundshme”. Ky është postimi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.05.2024.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.07.2025.) E Enjte

16/07/2025 | 23:39
Nuk ndalen tërmetet në Itali, lëkundja e radhës shkakton panik!
Lajme

Tërmet në Kosovë

16/07/2025 | 22:59
Moti për ditën e sotme, kaq do të arrijnë temperaturat
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

16/07/2025 | 08:01
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲